Stambolli nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2021

HomeLajmeSport

Stambolli nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2021

Liga e Kampionëve për sezonin 2019-20 do të përfundojë me një format 'Final 8', ndërsa ndeshja e fundit e këtij viti do të zhvillohet në Lisbonë, Port

Blloku musliman fillon forumin e mediave
Kryemuftiu Tërnava për vizitë urimi tek Reisi Shaqir Fetai
Turkia do hape fabriken e dronve në Kosove

Liga e Kampionëve për sezonin 2019-20 do të përfundojë me një format ‘Final 8’, ndërsa ndeshja e fundit e këtij viti do të zhvillohet në Lisbonë, Portugali, më 23 gusht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gara më prestigjioze në futbollin evropian do të vazhdojë më 7 gusht pasi u ndërpre në muajin mars për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Finalja për këtë vit ishte paraparë të mbahej në Stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll, por Zv/Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Giorgio Marchetti, në një video-konferencë tha se në Stamboll do të mbahet finalja e vitit 2021.

“Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për sezonin 2019/20 do të luhen si një turne i eliminimeve të drejtpërdrejta në Lisbonë, Portugali, në muajin gusht. Të gjitha këto eliminatore do të jenë me një ndeshje”, njoftoi UEFA, duke shtuar se do të njoftohen datat, vendndodhjet dhe formatet e reja për të ardhmen e garave.

“Një vendim është në pritje nëse katër raundet e mbetura të ndeshjeve të dyta të 1/16 të finales do të zhvillohen në stadiumin e ekipit vendas ose në Portugali”, tha UEFA.

Përpos kësaj, është bërë e ditur se Gjermania do të jetë nikoqir i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës Europa.

16 ndeshjet e fundit të raundit të dytë të Ligës Europa do të vazhdojnë më 5 gusht.

Gjithashtu është bërë e ditur se çerekfinalet e Ligës Europa, gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen nga 10 deri në 21 gusht si turne me eliminime të drejtpërdrejta në qytetet gjermane si Këln, Duisburg, Dusseldorf dhe Gelsenkirchen.

UEFA ka bërë të ditur se qyteti polak Gdansk do të jetë nikoqir i finales së Ligës Europa për vitin 2021, pasi është vendosur që sivjet finalja të mbahet në Këln.

Ndërkohë, finalja e Super Kupës UEFA 2020 do të luhet në Budapest më 24 shtator.

Qyteti Porto i Portugalisë fillimisht ishte caktuar si nikoqir i finales së Super Kupës, por UEFA sot e zhvendosi atë në Hungari për shkak të pandemisë.

COMMENTS