Simbolika e Dekorimit të Pemës së Krishtlindjes

Edhe simbolika e dekorimit të pemës së quajtur pema e krishtlindjes nuk ka asgjë të përbashkët me fetë hyjnore, por thjesht është e bazuar në mitologjinë e popujve paganë dhe është përdorur edhe në kohërat para krishterimit. Kjo ishte simbolikë e popujve para se të ekzistojë krishterimi si fe.
Në bazë të Enciklopedisë “An Illustrated Encyclopedia of Traditional Symbols” (Enciklopedi e ilustruar e simboleve tradicionale), e shkruar nga G. C. Koper, vërtetohet se pema e dritës, ose siç quhet ndryshe pema e qiellit, ishte simbolikë e lindjes, ringjalljes dhe vdekjes kurse dritat dhe qirinjtë që vendohen mbi pemë simbolizojnë shpirtin.
Dekorimi i pemës simbolizon lindjen e yjeve dhe planetëve, si dielli, hëna etj., që vetvetiu nënkupton se ka mbështetje në paganizëm.
Në anën tjetër sa i përket dhuratave që vendosen në pemë, edhe këto gjithashtu kanë prejardhje pagane, sepse të njëjtat ishin përdorur edhe në paganizëm para krishterimit.
Këso dhuratash i dhuroheshin Dionisit, që ishte zoti i festimeve te grekët e vjetër, e gjithashtu i dhuroheshin zotit Otargatis te skandinavët e vjetër.
Shkruan: prof. Jusuf Zimeri