Rryshfetet e Arabisë Saudite për Hoxhallarët e Shqipërisë..

HomeAktuale

Rryshfetet e Arabisë Saudite për Hoxhallarët e Shqipërisë..

Rryshfetet e Arabisë Saudite për Hoxhallarët e Shqipërisë.. Shkruan: Hajri Stafa Nën emërtimin e suportit të Davetit, Ambasada e Arabisë Saudit

Sulmuesi në xhamitë e Zelandës së Re kishte planifikuar një sulm të tretë
Emrat e huajt tek shqiptarët !
Ushtria pakistaneze qëndron pranë Azerbajxhanit

Rryshfetet e Arabisë Saudite për Hoxhallarët e Shqipërisë..

Shkruan: Hajri Stafa

Nën emërtimin e suportit të Davetit, Ambasada e Arabisë Saudite ka vite që shpërndan pagesa mujore për hoxhallarë shqiptarë që fillojnë nga 1000 euro e lart në muaj.

Këto pagesa bëhen gjoja në ndihmë të Davetit.
Mirpo kusht për ti përfituar është të jesh i diplomuar NË Saudi ose të jesh i njohur prej shërbimeve informative saudite që punojnë në Shqipëri..

Por çfarë duhet Blerja e hoxhallarëve në Shqipëri?

Duke qenë se nuk mund të depërtojnë dot si GYLENISTËT. Sauditët nuk mund të blejnë dot median dhe as politikën shqiptare. Të paktën jo si GYLENISTËT.
Mirpo ata duhet të kenë patjetër ndikim në shoqërinë shqiptare dhe kjo për disa arsye:

1. Për të penguar lidhjet historike dhe tradicionale të muslimanëve shqiptarë me Turqinë që aktualisht po fuqizohet së tepërmi.
2. Për të mbrojtur lëvizjen Gyleniste që ka kapur KMSH. E sigurisht kjo arrihet me sabotimet që këta “nënpunës” të ambasadës Saudite i bëjnë çdo lëvizjeje për përzënien e Sektit GYLENIST nga KMSH.

Të gjithë këto lëvizje bëhen jo për të shtrirë ndikimin Saudit si qytetërim dhe politikë aktive. Pasi vetë Saudia nuk ka diçka tërheqëse që mund të joshë më qytetërimin e saj. Madje vetë ajo është nën ndikimin e qytetërimeve të tjera (Perëndimore).

Por me shtrirjen e ndikimit saudit, do të ketë arsye edhe më shumë për tu sulmuar Islami i vërtetë dhe ai tradicional në Shqipëri. Pasi do të na identifikojnë me vehabizma, arabizma dhe talebanizma.Ndërkohë për të arritur këtë Saudia investojnë miliona euro në forma të ndryshme “Humanitare” në Shqipëri por edhe NË Kosovë e Maqedoni deri në një farë mase..

Pra ky është një koordinim i agjenturave Islamofobe që veprojnë në Shqipëri dhe agjenturave vehabiste që gërshetohen në këtë vend të vogël Ballkanik.

COMMENTS