Aktuale, Ligjërata dhe shkrime

Pse përdoret fjala: Festat e fundvitit?

Pa keqkuptime!

Pse përdoret fjala: Festat e fundvitit?
Festat e fundvitit janë të lidhura me shenjtorët e krishterëve, kështu që prej me 3 dhjetor e deri më 31 dhjetor janë afër 20 festa:
• 3 dhjetor: Shën Françesk Savieri, prift.
• 4 dhjetor: Shën Gjoni i Damaskut, prift.
• 6 dhjetor: Shën Nikolla, peshkop.
• 7 dhjetor: Shna Brozi, peshkop.
• 8 dhjetor: Ngjizja e Panjollë e Virgjëreshës së Bekuar Mari.
• 9 dhjetor: Shën Gjon Diego.
• 11 dhjetor: Shën Damasi I, papë.
• 12 dhjetor: Zoja e Guadalupes.
• 13 dhjetor: Shën Luçja e Sirakuzës.
• 14 dhjetor: Shën Gjoni i Kryqit, prift.
• 21 dhjetor: Shën Pjetër Kanisi.
• 23 dhjetor: Shën Gjon Kanti, prift.
• 25 dhjetor: Krishtlindja.
• 26 dhjetor: Shën Stjefni, dëshmori i parë i kishës.
• 27 dhjetor: Shën Gjoni (apostull) dhe ungjillor.
• 28 dhjetor: Vrasja e fëmijëve të pafajshëm nga Herodi, dëshmore.
• 29 dhjetor: Shën Tomas Beketi, peshkop dhe dëshmor.
• 31 dhjetor: Shën Silvestri I, papë.
Është krejt normale të festojnë krishterët sepse i lidhë historia e tyre fetare.
Më e madhja e krejt këtyre festave është “Festa e Krishtlindjeve”.
Ndërsa me anë të “festës së vitit të ri” kurorizohen të gjitha këto festa dhe në një farë mënyre janë të imponuar të gjithë popojt të festojnë duke përdorur llojlloj simbolesh pagane dhe krishtere.
Nëse të krishterët i madhërojnë këto festa me anë të ikonës së tyre “Santa Claus-in ose ndryshe Plaku i Vitit të Ri, Saint Nikollas, Weihnachtsmann Nikolaus, Mery (Father) Chrismas, Papa Noel, Papa Demre etj. Atëherë, muslimanët nuk kanë pse të festojnë dhe të krenohen me këtë festë.
Do themi: Ne, Vitin e Ri nuk e festojmë me qëllim fetarë, por vetëm si ndërim i vitit!
Atëherë, përse e ke kurdis “pemën e krishtlindjeve” në dhomë?🎄
Përse e mashtron fëmiun tënd me “baba dimrin-santa clausin” kinse ai sjell dhurata?🎅
Disa popuj në botë, krenohen në fundë të vitit me sukseset e arritura në fushat e jetës, andaj kur festojnë u ka hije.
Por, për një popull që e ndjekin:
-Krizat politike të përsëritura.
-Problemet e drejtimit të ekinomisë.
-Dështimi në shkencë dhe arsim.
-Lëvizjet demografike, migracioni dhe emigracioni.
-Thellimi i varfërisë.
-Luftërat vëllavrasëse.
-Tash kur pandemia e ka paralizuar të gjithë botën.
-Humbja e shpresës për një të ardhme më të mirë,
a është logjike të festojë për dështimin dhe ngecjen kur të tjerët përparojnë?!!!

Shkruan: Hoxhë Ekrem Hasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *