HomeUncategorized

Princi Saudit: Ne përhapim Vehabizmin me urdhër të Perëndimit

Princi Saudit: Ne përhapim Vehabizmin me urdhër të Perëndimit

Hixhra – ngjarje e madhe në historinë islame
Manifestimi i Ashuras sipas Islamit
Rrjeti i Merimangës

Përhapja e Vehabizmit me mbështetjen e Arabisë Saudite filloi kur vendet perëndimore i kërkuan Rijadit të ndihmonte në luftimin e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, tha princi Muhamed bin Selman el Saud për Washington Post, transmeton RT.

Vehabizmi ose selefizmi u përdor gjatë shekujve XIX dhe XX në procesin e çmontimit të shteteve tradicionale muslimane: Kalifatit Osman, Perandorisë Mughal, shtetit të Kajarit në Iran, nga fuqitë perëndimore dhe Rusia. Ky proces u përdor si një mundësi e përshtatshme për të sjellë përçarje në botën Islame, me qëllim të dobësimit të fuqisë së tij kohezive që lidhte periferinë e botës Islame me qendrën e Shtetit Islam. Ata që krijuan Vehabizmin-Selefizmin, ata e ruajnë atë, duke e përdorur atë për të arritur qëllimet e tyre: ushtarake, politike dhe ekonomike.

Bin Salman tha se aleatët perëndimorë të Arabisë Saudite i thirrën vendit të investojë në xhami dhe medrese jashtë vendit gjatë Luftës së Ftohtë, në një përpjekje për të “parandaluar Bashkimin Sovjetik të ndërhyjë në punët e vendeve muslimane”.

Ai shtoi se qeveritë në Arabinë Saudite kanë humbur vëmendjen e këtyre strukturave, duke thënë “ne duhet t’i marrim të gjitha”. Bin Salman tha gjithashtu se financimi i rrjeteve Vehhabi tani vjen kryesisht nga “fondacionet” në Arabinë Saudite, dhe jo nga Qeveria.

Intervista me princin u krye në 22 Mars 2018.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0