Presidenti i Rizesporit tregon se pse dështoi transferimi i Muriqit te Galatasarayt

HomeSport

Presidenti i Rizesporit tregon se pse dështoi transferimi i Muriqit te Galatasarayt

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në  qendër të vëmendjes së mediave sportive turke. Sulmuesi vitin e kaluar kaloi në radhët e Fenerbahçes nga skuadra e

Stambolli nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2021
Egzon Bejtullai kthehet tek Shkëndija e Tetovës

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në  qendër të vëmendjes së mediave sportive turke.

Sulmuesi vitin e kaluar kaloi në radhët e Fenerbahçes nga skuadra e Rizesporit.

Paraprakisht, shtatgjati ishte një hap pran transferimit te gjiganti i Galatasarayt, i cili është rival i urryer i ekipit ku luan futbollisti ynë.

Kështu së paku deklaron presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal i cili ka zbardh një detaj se pse dështoi kalimi i prizrenasit te “Cim Bom Bom”.

“Askush të mos mendoj që kemi armiqësi me Galatën dhe miqësi me Fenerin sa i përket shit-blerjes së lojtarëve. Jo-zyrtarisht ishim marr vesh që Vedati të shkojë te verdhekuqtë, por gjithçka ndryshoj në momentet e fundit”, ka thënë ai për Beyazfutbol.

“Në fakt, rivaliteti i madh mes Galatës dhe Fenerit, bëri që kjo e fundit të futet në mes dhe të ofroj më shumë para dhe kësisoji ta bën për vete lojtarin. Deri në ato momente Muriqi kishte mbetur vetëm të arrihet marrëveshja mes lojtarit dhe klubit, pasi që skuadrat kishin arritur një gjë të tillë. Normalisht unë e shikoj anën financiare të klubit tim dhe zgjodha më të mirën për ne”, ka thshtuar më tej Kartal.

Reprezentuesi i Kosovës këtë sezon ka arritur të realizoj 16 gola në të gjitha garat duke asistuar edhe në 5 raste për bashkëlojtarët.

Ndryshe, 26-vjeçari pritet që pas përfundimit të Superligës së Turqisë të ndërroj ambient, ku Tottenham Hotspur dhe Lazio kanë shfaqur interesim gjersa Burnley ka bërë ofertë konkrete për shërbimet e futbollistit.

COMMENTS