Përfundoi Ceremonia e Diplomimit tek Akademia Shkupi

HomeUncategorized

Përfundoi Ceremonia e Diplomimit tek Akademia Shkupi

Programi i Akademia Shkupit që përbënte program 3vjeçar nga seminaret, grupet e leximit dhe punimi i artikullit, sot përfundoi me prezantimin e punime

Baza e spiunazhit Izrael-EBA në Sokotra shënjestron Iranin, Kinën dhe Pakistanin
Tunizi, qeveria fiton votëbesimin
Katari dërgon ndihma në të holla për 100 mijë familje të varfra palestineze

Programi i Akademia Shkupit që përbënte program 3vjeçar nga seminaret, grupet e leximit dhe punimi i artikullit, sot përfundoi me prezantimin e punimeve.
Në ceremoni e gjeneratës së parë ishin pjesëmarrës kryetari Sevba Abdula, anëtarët e bordit drejtues Bujamin Bela dhe Metin Xhelil, Prof. Dr. Musa Musai nga Universiteti i Tetovës, Prof. Dr. Shener Bilal nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, profesorët Ahmet Lokçe dhe Murtezan Idrizi. Për shkak të rrethanave të krijuara si pasojë e pandemisë Covid-19, ceremonia u realizua me një numër të kufizuar të të ftuarve, ku e njëjta është transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Ceremonia u realizua me dy sesione. Sesionin e parë e udhëhoqi profesor Musa Musai, ndërsa sesionin e dytë profesor Shener Bilal.
Temat e studentëve që realizuan prezantime:

Kryetar i sesionit: Prof. Dr. Musa Musai
Zehra Saiti – Semran Murtezani
PROCESI I INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË UNIONIN EVROPIAN: NË FOKUS PRITSHMËRITË E QYTETARËVE

Berat Alili
MODELİ 5 Faktorësh I PERSOLANITETIT DHE ORIENTIMIT POLITIK

Kryetar i sesionit: Prof. Dr. Şener Bilal
Enise Feyzula
İmam-ı Gazzali ve Şemsüddin Es-Semerkandi’nin Nübüvvet ile İlgili Düşüncelerine Dair Bir İnceleme

Hacer Süleyman
7-12 Yaş Çocuklara Yönelik Yapılan Reklamlarda Kullanılan Nöro-Pazarlama Teknikleri

Mervenur Çetin
Salgın Sürecindeki Sağlık Çalışanlarının Tükenmişlik Düzeyi ve Öfke Kontrolü Arasındaki İlişkisi

Ceremonia përfundoi me pjesën e pyetjeve dhe përgjigjeve, dhe shpërndarjen e certifikatave në shenjë falenderimi për profesorët, dhe certifikatat për studentët që përfunduan Akademinë. Studentëve ju dëshirojmë suksese në jetën e tyre..

COMMENTS