Njihu me një dijetar, Muhadith (Hafidh) që e kundërshtoi Sulltan Abdul Hamid-in

HomeLigjërata dhe shkrimeHoxhë Shefket Baftjari

Njihu me një dijetar, Muhadith (Hafidh) që e kundërshtoi Sulltan Abdul Hamid-in

Sulltan Abdul Hamid kujdesej për dijetarët Islam, prandaj dhe mbretërimi i tij u shënua nga vlerësimi i Dijetarëve dhe Thirrësit e këtij Umeti Islam,

Mbreti Idris I: Mbreti i parë dhe i fundit i harruar i Libisë
Mekka: Në Haxh këtë vit do të pranohen vetëm sauditët, përjashtohen shtetasit e huaj
A e tradhtuan arabët Perandorinë Osmane? Pjesa 2

Sulltan Abdul Hamid kujdesej për dijetarët Islam, prandaj dhe mbretërimi i tij u shënua nga vlerësimi i Dijetarëve dhe Thirrësit e këtij Umeti Islam, nga kjo ai është i dashur dhe i vlerësuar deri ditët e sodit prej të gjithë muslimanëve.
Gjatë mbretërimit të tij, Dijetari, Muhaddith dhe Kadij Ebu el-Nasr el-Khatib gjykoi kundër Sulltanit, për një copë toke, Sulltan Abdul Hamid tha:
“Falënderimi i qoftë Zotit, I cili bëri nën përgjegjsinë time të jetë ndokush që nëse gaboj të më kthejë në të vërtetën”
Kush është Alam’e Ebu el-Nasr el-Khatib?
Ai është Shejh Muhamed Nasir el-Din Muhamed el-Khatib el-Hasseni Shafi’j i Damaskut. Shejhu u emërua si Hafidh(grada më e lartë e një Muhadithi) i kohës, të Shamit, Hixhazit dhe Egjiptit.
Thotë Abdul Haj el Kettani: Nuk kam takuar më herët ndonjë njeri të ngjajshëm të fliste për Hadithet e shumta me metn dhe sened deri tek i Dërguari All-llahut alejhi salatu ve selam”
Udhëtimet e shpeshta dhe takimet me dijetarët duke mësuar veprat e Haditheve më të njohura.
Pastaj ai u zhvendos në Stamboll dhe mori përsipër gjykatën e Sheriatit për 20 vjet, si dhe gjykatës i një numër rajonesh. Qyteti i Jaffa ishte zyra e tij e fundit, pastaj u vendos në Damask në moshën shtatëdhjetë, dhe jetoi në Harasta.

Ai vdiq në Damask në vitin 1906, dhe u varros në varrezat e Dahdah, Damask.

Hoxhë Shefket Baftjari

COMMENTS