NËNA

HomeOpinione

NËNA

NËNA Shkruan: Amra Ibraimi Unë kam lindur nga dashuria andaj je vet dashuria Nënë... A.I Nëna është e shtrenjt

Kosova dhe projekti Bayraktar
Alija Izetbegović: A po edukojmë muslimanë apo frikacakë?
A ka zbuluar Turqia rezerva të gazit natyror në Detin e Zi?

NËNA

Shkruan: Amra Ibraimi

Unë kam lindur nga dashuria andaj je vet dashuria Nënë…

A.I

Nëna është e shtrenjtë. Asnjë fjalë nuk mund ta pershkruaj nënën, ashtu siç e meriton. Është qenia më e bukur që ekziston, ajo është drit dhe gjysma ime.

Nënë ky emër kaq hyjnor. Fjala nënë mbizotron çdo gjë, zëvendëson mungesën e gjithçkaje, aty është vendi ku gjen ngrohtësin dhe mbi të gjitha ndjenjën e dashuris, neëëna është shkolla më e përkryer për edukimin e brezave .

Heroin je për ne, je krahu i cili mbështetemi çdoher që kemi nevoj je afër nesh çdo sekond dhe na jep kurajo për gjërat të cilat nuk munemi ti gjejm zgjidhje.

Nëna është shpirti i jetës, është e tasshmja dhe ardhmja .Pa praninë e saj asgjë nu ka shije ,as ngjyrë. Por as dielli nuk lind. Një engjull mbrojtës është e vetmja nëna në këtë botë, e cila të mbajti 9 muaj në barkun e saj, të ushqeu me gjakun e saj që të zhvillohesh, ajo që të rriti dhe të edukoj.

Në jetën time gradualisht duke u ritur mësova se ajo është libri më i mir nga e cila mëson se si të jetosh dhe të përballesh me sfidat e jetës. Ajo është shkaku që un erdha deri këtu, të arij suksese dhe ta dashuroj leximin të jem e etur gjithmon për dituri.

Ti je vatra e familjes, je lulja ime më e bukur, je fanari që ndriçon në zemrat tona

Zëri i saj është qetësi dhe shërim i shpirtit.

Je simboli i prefeksioit dhe dashurise së kulluar. Je fuqi e pa imagjinueshme të cilën na dhurove jetën.

Unë kam lindur nga dashuria andaj je vet dashuria Nënë.

Gjithçka ndriçon kur ajo buzëqesh. Dashuria e saj asnjehere nuk vjeterohet dhe kurr nuk shterron. Melodit më të ngrohta më të qeta dalin nga zemra e nënës. Nëna çdoherë më ka këshilluar që të jem shembull për mbarë njerëzimin

Bija ime gjithmon respekto dhe ndero njerëzit edhe sikur mos të ta din në fund ti do të fitosh, dhe gjitmon ke kujdes prej atyre që jan të pa besë

Ti je pasqyra ime ku gjithmon kam shikuar veten time,seps çdo fjal , çdo kçshill që më ke dhënë vlen sa tërë pasuria e botës.

Dashuria yte është vetë karburani që lejon një person të thjesht për të arritur të pamundurën… Jam një fryt i një nëne të palodhur, që çdo natë bie duke menduar dhe falenderuar Zotin. Nuk resht kurrë se ndaluari për të kthyer çdo vuajtje që tronditi zemrën si një tërmet i fuqishëm në dashuri dhe ngrohtësi .Vetëm nënat e zotërojnë këtë aftësi sikur të kenë një damar të përbërë prej qelizash dashurie.

Sikur ta rikthejme jetën pas si një film dhe të përfytyronim sesi do të ishte jetta pa nënën, a do të mundeshim vërtet që ta realizonim?

Kam frikë që jo sepse edhe kur e shkruaj këtë frazë me këtë penë të zez ngjan sikur nuk jam një njeri, jam dikush që nuk ka ndjenja njerëzore, po thjesht një hije që kërkon të kthejë kohën e çmuar pas.

Më një fjalë zemre mund të them që nëna është gjeneratori që prodhon dashuri .

E në fund për nënat dashuria është ajo çfarë i jep kuptim jetës njerëzore dhe përpiqen gjithmonë që jeta të mos mbushet me harebutri, por të mbështillet fortë e asnje pjesë të mos ngelet e hapur ngaqë dashuria duhet të pikojë sadopak në trupin e të gjithëve .

COMMENTS