Ministri turk i Mbrojtjes dhe shefi i ushtrisë vizitojnë Libinë

HomeLajme

Ministri turk i Mbrojtjes dhe shefi i ushtrisë vizitojnë Libinë

Ministri i mbrojtjes i Turqisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm vizituan Libinë për të shqyrtuar aktivitetet e kryera nën memorandumin e mirëkuptim

Jordania i dhuron Kosovës gjysmë milioni maska dhe 24 tonë pajisje tjera kundër Covid-19
Turqi, rezervat e Bankës Qendrore arritën në 90.9 miliardë dollarë në maj
Egjipt, vazhdojnë portestat kundër regjimit të Sisit

Ministri i mbrojtjes i Turqisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm vizituan Libinë për të shqyrtuar aktivitetet e kryera nën memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar midis dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Hulusi Akar dhe gjenerali Yaşar Güler u pritën me një ceremoni ushtarake pas mbërritjes së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar Mitiga në kryeqytetin Tripoli.

Pas ceremonisë, Akar dhe Güler shkuan në Komandën Këshillëdhënëse të Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes dhe Ndihmës së Trajnimit, e cila u themelua si pjesë e memorandumit midis Turqisë dhe Libisë.

Më 27 nëntor 2019, Ankaraja dhe Tripoli nënshkruan dy memorandume; njëra për bashkëpunimin ushtarak dhe tjetra për demarkacionin detar të vendeve në Mesdheun Lindor.

Pakti detar njohu të drejtat e Turqisë në Mesdheun Lindor përballë shpimit të njëanshëm nga administrata greke qipriote, duke sqaruar se Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë. Ajo hyri në fuqi më 8 dhjetor.

Pas marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se Ankaraja mund të konsiderojë dërgimin e trupave në Libi nëse qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Tripolit parashtronte një kërkesë të tillë.

Qeveria e Libisë, e formuar në vitin 2015, pas rrëzimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011, është përballur me një numër sfidash, duke përfshirë sulmet e komandantit renegat Khalifa Haftar.

Në muajt e fundit, megjithatë, ajo zmbrapsi sulmet dhe zhvilloi kundërsulm ndaj forcave të Haftarit.

Turqia mbështet qeverinë me qendër në kryeqytetin Tripoli dhe zgjidhjen joushtarake të krizës.

COMMENTS