Letër lamtumirëse xhematit tim në Glarus të Zvicrës

HomeLajmeBota Islame

Letër lamtumirëse xhematit tim në Glarus të Zvicrës

Njeriu, sa herë që të jetë në prag të një ndarjeje, e ka të vështirë t’i veçojë emocionet nga motivet, gjegjësisht, motivet e falënderim

Indonezia dhe Malajzia e duan Erdoğanin si Halif
Emiratet e Bashkuara Arabe lobojnë kundër Turqisë në Libi
Konkurs për regjistrim në Medresenë Isa Beu në Shkup

Njeriu, sa herë që të jetë në prag të një ndarjeje, e ka të vështirë t’i veçojë emocionet nga motivet, gjegjësisht, motivet e falënderimit dhe emocionet e dhimbjes, emocionet që shfaqen si burim i ndarjes.

Në këso situata, njeriu aq del nga vetja, ngatërron motivet dhe emocionet sa që një moment, thotë më shumë seç duhet dhe në një moment tjetër, më pak se çfarë duhet të thuhet.
Të nderuar vëllezër dhe motra!

Megjithatë, përkundër turbullirave dhe furtunave të brendshme të cilat mbretërojnë dhe torturojnë shpirtin tim, megjithatë, por marr guximin që nën kllapinë e kësaj dashurie t’ju shkruar një falënderim të shkurtër për mikpritjen tuaj.

Kohën që kemi kaluar herë më duket një jetë e gjatë, e herë një moment i shkurtë lumturie. Dhe tani që po vijnë momentet e ndarjes nuk janë tjetër veç si momente të bashkimit. Nuk mund të jem më i pikëlluar se ditën kur i dashuri ynë, Muhamedi a.s. po e përcillte për Abisini Xhaferin, me shpresën se një ditë do ta takojë atë, por jam po aq i gëzuar sa profeti në ditën e kthimit të Xhaferit, turravrapin e tij për ta përqafuar atë, përlotshëm si një fëmijë kur i gjuhet në qafë prindit të tij, me të kthyer nga mërgimi.

Dashurinë s’mund ta shpjegojnë fjalët, por ama atë e kuptimsojnë aktet dhe veprat. Dashurinë time ndaj juve, shpesh nuk kam mundur ta shpreh me fjalë, por e di që e keni kuptuar përmes akteve të mia, që shpesh djaloshare por veç me një qëllim, për t’ua shpreh juve më të lartën; respektin dhe dashurinë.

Të gjitha këto fjalë që tani e kam vështirë edhe t’i radhis, ngaqë nuk di çfarë të veçoj nga kujtimet e mia këtu, që do të mbeten një skalitje e thellë në zemër, lavër e tokës së dashurisë dhe respektit, që edhe ju e keni shfaq ndaj meje.

Ju jam tepër mirënjohës, lutjet e mia për juve në gjuhën time, dhe dashuria për juve në zemrën time, do të vërtiten deri në ditën e gjykimit.
Një falënderim të veçantë, dua t’ia njoh organeve kantonale të Glarusit dhe shtetit Zviceran në përgjithësi, i cili deri në këtë moment, në përjetimet e mia lirisht mund të themi se është vatër e lirisë dhe respektimit të ndërgjegjes njerëzore deri në nivelin më lartë. Njeriu në Zvicër ndjehet i lirë, për të pasur atë që do, për ta ndjerë atë që dëshiron dhe ta thotë atë që mendon brenda një universaliteti njerëzor.

Shtetet tona atje, kanë shumë për të mësuar nga Zvicra. Po ju xhemat im i nderuar, ju dhe pasardhësit tuaj, do të jenë ambasadorët e ndërgjegjes së lirë, fjalës dhe mendimit të lirë dhe mbi të gjitha mbartësit e mesazhit të lirisë në trojet tona, si dhe në të gjithë botën.
Vazhdoni të respektoheni kështu siç bëni, ta doni njëri tjetrin dhe t’i përkushtoheni njerëzores deri në frymën e fundit. Kudo që shkoni, mos harroni, që fjalimi lamtumirës e profetit të njerëzimit, më të dashurit tonë, para se ai të kalonte në amshim, të jetë frymëzimi universal për jetën dhe mbrojtjen e të drejtës së saj. Mysliman i mirë është veç ai që përpiqet të jetë njeri i mirë, përjetësisht, duke mos harruar se e gjithë jeta jonë është dëshmi e dinjitetit tonë në një moment të caktuar, në momentin e vdekjes. Ne jetojmë për qenë të dinjitetshëm, të paktën një moment në jetë, në momentin e vdekjes. Edhe pse si qenie njerëzore jemi të prirë për të harruar, por këtë kurrë mos e harroni.

Faleminderit qe arritet të kuptoni dhe të pranoni vendimin tim për t’u kthyer në vendlindje, për një vendim të cilin e di se mendon shpesh secili prej jush.
Zemrat tuaja, qofshin në përkujdesjen e Allahut, të keni shëndet dhe jetë.

Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju!

COMMENTS