Kush ishte Shejh Hasen El Habeneke’h el Mejdanij ?

HomeBesimi IslamHistori Islame

Kush ishte Shejh Hasen El Habeneke’h el Mejdanij ?

Një Dijetar prej Dijetarëve të Shami Sherif Shejh Hasen El Habeneke'h el Mejdanij I lindur më vitin 1908, në një familje që merreshin me bagëti dh

2 keshilla nga profeti Isa alejhi selam
Nijeti dhe qëndrimi në namaz sipas medh’hebit hanefi
Çfarë është më mirë në Islam, të jesh i pasur apo i varfër?!

Një Dijetar prej Dijetarëve të Shami Sherif
Shejh Hasen El Habeneke’h el Mejdanij

I lindur më vitin 1908, në një familje që merreshin me bagëti dhe mbledhjen e qumështit, familje e cila nuk kishte më herët ndonjë dijetar apo fakih. Babai i tij (Marzuk) ishte zemër butë, tregonte dashuri dhe respekt të madh ndaj dijetarëve, nuk linte ndonjë mexhlis aty ku u fliste për fe dhe këshillë, nuk mbahej mend të ketë lënë pesë kohët e namazit pa i falur me xhemat në xhami.Shejh Haseni që nga fëmijëria tregonte zgjuarsi dhe talent të madh, ambicje dhe dëshirë e flaktë ndaj diturisë, ende pa mbushur moshën dhjetë vjeçare mësoi Hifzin e Kur’anit Fisnik, Kiraetin dhe Kaligrafinë. Megjithatë, ai nuk ishte i kënaqur me këtë nivel të mësimit, vendosi që të ngelet nxënës i të gjithë dijetarëve njëri pas tjetrit të Shamit. Përkushtimi dhe zelli i madh e më pastaj studime dhe poashtu në adhurim(Ibadet), e ndante natën në tre pjesë, për mësim dhe studim, për gjumë, për adhurim.
Prej mësuesve të njohur ishin: Shejh Bedrudin El Haseni, Shejh Ali Dakker, Shejh Mahmud el Attar, Fakih Hanefi dhe dijetar i madh.
Përskaj studimit dhe adhurimit, mori pjesë edhe në revolucionin Sirian kundër okupimit Francez të vitit 1925, por kryengritja e tillë bëri që Shejh Hasen të mos vazhdonte për shkak se pa gjëra që nuk janë në pajtim me All-llahun xh.sh, kështu që mori rrugën për në Jordania për të vazhduar mësimet dhe studimet.
Shqetësimi më i madh i tij nuk ishte të shkruante libra por të ndërtonte burra, i heshtur dhe i zhytur në mendime të thella, qëndrimet e palëkundur, i kujdesshëm dhe syçelë ndaj kurtheve të armiqëve të Islamit, i vëmendshëm dhe i sinqertë por në mënyrën më modeste.Këtë e dëshmuan tre gjenerata e ndritshme të Shejhut, nga ata që u rritën dhe kryen mësimet pranë Hasen El Habeneke, ata që përfituan dhe përhapën njohuri, këshilla dhe mirësi. Këto i përmend edhe disa djali i tij Shejh Abdul Rahman Habanaka’ në librin e tij:
E’aj-jan er Rail, si nxënësit e tij të Shejh Hasen: Naim Esh Shukajr, Khajro Jasin, Muhamef El Ferra’, Muhamed El Alebi, Mustafa El Khan, Kurejm Raxhih, Mustafa Et Turkmani, Muhamed Hamevi, Ramadan El Buti, Muhamed Hamdan, Muhamed Shukajr, Mustafa El Bugha’. Nxënës dhe mbështetës me numër të madh për të ngritur fenerin e Fesë dhe të vërtetës. Kontributi dhe mundimet, qëndrimet e tij të guximshme dhe të mençura vazhduan deri në atë moment e vdekjes të vitit 1978, ku Minaret e të gjitha xhamive në Sham me brohoritjet e tekbireve dhe salavatave, transmetimi në media, gazeta dhe agjensi lajmesh. Rrugët e Damaskut u mbushën me safet ku do të falej namazi i xhenazes së Shejh Hasen, kufoma e tij nga Xhamia Emevi deri në varrezat e Mejdanit u bart mbi koka dhe supe të turmave të mëdha të njerëzve.
All-llahu e Mëshiroftë dhe e pranoft në shoqërinë më të mirë të banorëve të Xhenetit.

Hoxhë Shefket Baftjari

COMMENTS