Kush ishin “Piratët e Mesdheut” ose më saktë  “Vëllezërit Barbarossa” ?

HomeLigjërata dhe shkrime

Kush ishin “Piratët e Mesdheut” ose më saktë “Vëllezërit Barbarossa” ?

Vëllezërit Barbarossa ishin katër fëmijët e Jakup Agës që vinte nga Shqipëria edhe një nëne me origjinë Andaluziane. Në kohën kur kryqtarët pushtu

10 sahabët të përgëzuar me Xhennet!
Shejh Selim Mesuti, Shqiptar
A e tradhtuan arabët me të vërtetë Perandorinë Osmane? Pjesa 1

Vëllezërit Barbarossa ishin katër fëmijët e Jakup Agës që vinte nga Shqipëria edhe një nëne me origjinë Andaluziane.

Në kohën kur kryqtarët pushtuan Andaluzinë disa musliman u burgosën e shum të tjerë u vranë pa pikë mëshire. Kjo vepër mizore e Papës ndaj muslimanëve detyroi sulltan Selimin e Parë ti ngarkonte Oruçit ( djali i Jakup Agës) një mision shpëtimi, ku të shkonte në Andaluzi ose në Spanjën e sotme duke kaluar flotat Spanjolle , Franceze,Portugeze, Italiane si dhe anijet e shenjtorit Gjon. Më pas duhet të mbërinte i sigurt në Andaluzi duke liruar muslimanët nga burgjet spanjolle edhe në fund të kthehej drejt Algjerisë e jo Turqise , kështu do humbiste edhe gjurmët e Kryqtarëve.
Këtu do të përfundonte misioni i tij , kaq i vështirë edhe i pamundur që duket.

Gjithsesi, ajo që të habit më shum është se pirat Oruçi së bashku me vllezërit e tij e përmbushi këtë mision më një sukses të paparë ndonjëherë. Këta vëllezër Shqiptar arritën të shpëtonin jetën e dhjetra mijëra muslimanëve të Europës.

Kështu në rrugët e Europës së krishtere do të qarkullonin zëra për heroizmin e një marinari shqiptar që lundroi në det si një fantazëm e frikshme e të cilit nuk i dilte askush përpara.

Muslimanët e Andaluzis e quanin Oruçin , Baba Arus nga respekti dhe simpatia e madhe që kishin për heroin që i shpëtoi nga vuajtjet e mëparshme.

Kështu italianët e transformuan emrin e tij nga Baba Arus në Barbarosse , që në italisht do të thotë mjekërkuq. Mbase , ky është sekreti që pirati i cili shfaqet nëpër filma mban mjekër të kuqe…

Komandat Oruçi ose Barbarossa nëpër luftime merrte edhe vëllezërit e tij , Iljasin , Is’hakun dhe Husrufin i cili më vonë u quajt Hajredin. Fatkeqësisht dy vëllezërit e parë në njëran nga luftrat e tij vdiqën ndërsa vetë Oruçi u kap rrob nga kalorsit e shenjtorit Gjon në ishullin Rodos. Ndarkaq Husrufi ose Hajredini morri në kontroll të gjithë flotën detare të vllajit të tij Oruçi duke shkuar më pas në Egjipt. Nga ana tjetër , Oruçi nëpërmjet një misioni imagjinar arriti të shpetojë nga shenjtori Gjon duke shkuar fshehurazi në brigjet italiane ku zaptoi një anije të kryqtarëve pasi i vrau të gjithë i vetëm arriti të lundronte edhe ai drejt Aleksandrisë duke u takuar edhe një herë me vëllain e tij Hajredinin.

Në Afrikë, vëllezërit do mirrnin pjesë në luftime për të mbrojtur Algjerinë nga Europianët. Në këtë luftë do të ishte edhe fundi i Oruçit ku kryqtarët pasi e vranë i morrën kokën edhe sa herë që kalonin në qytet e europës , binin këmbanat e kishave nga gëzimi i madh.

Pasi Europa e krishtere festonte për vdekjen e Oruçit , Hajredini vëllai i vetëm i mbijetuar po përpiqesh të hakmerresh ndaj kryqtarëve duke u nisur drejt Algjeris me flotën e tij dhe në pak kohë arritit ta çlironte vendin nga pushtuesit më të këqinj që kishte parë botë në ato vite. Hajredini nuk i mjaftonte kjo për të përmbushur hakmarrjen e tij, kështu ai u nisë drejt ishujve të Spanjës duke i sunduar ato plotësisht.

Me të dëgjuar Papa Pali i Tretë në Romë për fitoret e këtij Shqiptarit, shpalli nga Vatikani gjendjen e luftës së përgjithshme në çdo cep të Europës katolike. Kështu u krijua një koalicion gjigand kryqtarësh i përbër nga republika Veneciane, republika e Gjenevës, anijet luftarake të shtetit papnor edhe piratët e shenjtorit Gjon. Nga kjo u formua flota më e madhe e që kishte parë bota në atë kohë , e përbërë prej 600 anijesh që mbartnin 60 mijë ushtarë. Atë e drejtonte Andrea Doria komandati më i madh që kishte bota katolike në atë kohe, edhe misioni i tij ishte ti jepte fund njëherë të mirë Islamit në detin Mesdhe. Në anën tjetër, forcat Osmane përbëheshin nga 122 anije e që mbartnin 22 mijë ushtarë. Dy flotat u përballën në Prevezë në datën 24 Qershor 1538.

Edhe pse kryqtarët ishin më superior se osmanët, kjo nuk mundi që ata të fitonin ndaj komandatit Shqiptar, i cili brenda 5 orëve arriti të shpartallonte flotën madhështore të Andreas.

Pas kësaj fitoreje madhështore të muslimanëve , kryqtarët në Europë i përfshiu një panik që ekzistoi për shekuj me rradhë,ku për të kaluar në ujrat e Mesdheut ata si fillim duhet të paguanin një taks perandorisë Osmane dhe më pas të lundronin të lirë..

Ky ishte tregimi i vllezërve Shqiptarë që luftuan për të shpëtuar jetën e mijëra njërëzëve të Botës edhe jo për të vrarë siç tregojnë filmat e kryqtarëve të sotshëm.

Ervis Sakolli

COMMENTS