Opinione

Kryetari i KMSH-së për ta finansuar Lëvzijen e tradhëtarëve të ashtëquajtur Hizmet, vendos që të mledh haraç në të gjitha xhamiat e Shqipërisë

Shkruan: Hamzi Ibraimi

Komuniteti Musliman i Shqipërisë, një institucion i cili udhëhiqet nga njerëzit e organizatës terroriste turke me në krye Fethullah Gylenin, kanë nisur një nismë për një projekt nga i cili do të grumbullohen para në të gjitha xhamitë e Shqipërisë, gjoja se këto para do të shërbejnë për mirëmbajtjen e xhamive.

Në emër të këtij projekti, përkrahësit e Fethullah Gylenit kanë nxjerrë një fetva se ky antarësim është një detyrim shpirtëror, moral dhe fetar.

Organizata terroriste “Hizmet” kohët e fundit është duke përjetuar një krizë financare dhe për ta mbuluar këtë krizë kjo organizatë në emër të KMSH-së tashmë ka filluar projektin për të kërkuar haraç nga muslimanët shqiptarë.

Me këtë nismë, xhemati gylenxhi dëshiron që të financojë njerëzit e vetë në emër të xhamisë ndërkaq që ky financim do të shkojë tek tradhtarët dhe kanceri i quajtur Gylen.

Qëllimi kryesor i kësaj organizate është që të financojë njerëzit e tyre besnikë dhe të ndajë bursa për studentët e universitetit “Bedër” ku nëpërmjet këtij universiteti ata krijojnë ushtarë të rinj të cilët do të sakrifikohen për misionin e shenjtë (duke krijuar fitne/përçarje) të Fethullah Gylenit.

Qytetarët muslimanë të Shqipërisë nuk duhet që ta përkrahin këtë ide. Hoxhallarët të cilët nuk kanë aspak lidhje me Gylenin duhen që të mblidhen të gjithë një zëri dhe të mos lejojnë që kjo organizatë t’i vjedhë muslimanët për përfitimet e tyre dashakeqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *