Kryemuftiu Tërnava për vizitë urimi tek Reisi Shaqir Fetai

HomeLajmeBota Islame

Kryemuftiu Tërnava për vizitë urimi tek Reisi Shaqir Fetai

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga gjithë

Turqia dërgon ndihma ushqimore për personat me aftësi të kufizuara në nevojë në Jemen
Turqia ka gjetur 800 miliard metra kub gaz natyror në Detin e Zi
“1 milion palestinezë përballen me mungesa ushqimore në Gaza”

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga gjithë muftinjtë e muftinive të BFI dhe anëtarë të Rijasetit të BFI, të mërkurën më 08 Korrik 2020, priti një delegacion të lartë nga Bashkësia Islame e Kosovës e udhëhequr nga Kryemuftiu Naim ef. Tërnava, të cilët erdhën në një vizitë urimi dhe mbështetje për zhvillimet e reja në Bashkësinë Fetare Islame.
Fillimisht Kryetari i BFI u.d. Resul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, u dëshiroi mirëseardhje vëllazërore mysafirëve nga Kosova dhe shprehu kënaqësinë për prezencën e tyre, pas një periudhe të gjatë mbylljes shkaku i pandemie, sepse siç tha Reisi: “Miku i mirë vjen nga porta ashtu siç vijnë edhe ndryshimet e mira”.
“Shfrytëzoj rastin, që në emër të Bashkësisë Fetare të Kosovës, në emrin Tim personal dhe në emrin e delegacionit që më shoqëron, ti uroj dhe përgëzoj Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai zgjedhjen në postin e ri dhe ti dëshiroj shëndet e shumë sukses në të ardhmen”, tha Kryemuftiu Tërnava, i cili premtoi se Bashkësia Islame e Kosovës gjithmonë do të jetë e hapur për Bashkësinë Fetare Islame të RMV dhe se bashkërisht do të ndihmojnë njëra tjetrën, sa herë që të paraqitet nevoja. “Më vjen mirë që ju shikoj kështu të bashkuar dhe dhashtë Zoti Fuqiplotë, kështu t’ju shikoj edhe në të ardhmen” u tha Kryemuftiu Tërnava myftinjve dhe drejtorëve të sektorëve që e shoqëronin Reisin. “Uroj që të vazhdoni të punoni të bashkuar dhe ta ndihmoni u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain në udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame, sepse vetëm të bashkuar bëheni të fortë dhe askush nuk mund t’ju nëpërkëmbë apo nënshtrojë”, tha Efendi Tërnava, i cili u bëri edhe ftesë zyrtare të gjithëve me fjalët “Uroj që në këtë përbërje, së shpejti të shihemi edhe në Kosovë”.
Kryetari i BFI, u.d. Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehu mirënjohje dhe falënderime të posaçme për këtë vizitë vëllazërore dhe për dëshirat e sinqerta nga Kryemuftiu i Kosovës. Ai e falënderoi Kryemuftiun bashkë me stafin e tij, që erdhën në Shkup, në një kohë të vështirë pandemie për të shpreh urimet dhe dëshirat e sinqerta. “Bashkësia Fetare Islame gjithmonë do të mbetet e hapur për institucionet simotra, nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Sanxhaku e tjerë” tha mes tjerash Kryepari i BFI, duke shtuar më tej se: “BFI në frymën e re ka parashikuar bashkëpunimin më aktiv me të gjitha institucionet simotra, e posaçërisht me BIK dhe KMSH”.
Pas përfundimit të takimit, të dy prijësit e institucioneve fetare dhanë edhe nga një deklaratë për mediume, ku e shfrytëzuan rastin të bëjnë edhe një lutje për përfundimin e pandemisë së Kovid 19 dhe shërim sa më të shpejtë të sëmurëve me virusin Korona. Ata gjithashtu u bënë thirrje besimtarëve dhe të gjithë njerëzve të kenë kujdes të posaçëm dhe ti zbatojnë të gjitha rekomandimet që vijnë nga institucionet përkatëse për parandalimin e epidemisë./ BFI Maqeoni

COMMENTS