Lajme, Sport

Egzon Bejtullai kthehet tek Shkëndija e Tetovës

Mbrojtësi reprezentues Egzon Bejtullai bëhet angazhimi i parë i Shkëndijës në merkaton e verës. Vetëm gjashtë muaj pasi firmosi në Suedi me Helsingborgs IF, kuqezinjtë e kthejnë e skuadër njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit, duke firmosur kontratë tre vjeçare. Në intervistën e parë pas ribashkimit me Shkëndijën, Bejtullai nuk fsheh entuziazmin që sërish do të vesh fanellën me të cilën arriti rezultatet më të mira në karrierë.

Egzon Bejtullai: “Edhe pse e dija se një ditë do të kthehesha, kurrë se kisha menduar se do të ndodhte kaq shpejt. Jam i emocionuar. Tetova dhe Shkëndija janë shtëpia ime dhe jam i entuziazmuar që kthehem këtu për të veshur sërish fanellën kuqezi.“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *