Efektet e “trekëndëshit të djallit”, Erdogan shkarkon drejtorin e Bankës Qendrore

HomeLajmeBota Islame

Efektet e “trekëndëshit të djallit”, Erdogan shkarkon drejtorin e Bankës Qendrore

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkarkoi të shtunën drejtorin e Bankës Qendrore të Turqisë Murat Uysal për inflacionin e lartë dhe vlerat rekor

Presidenti Erdoğan: Turqia po lufton me grackën e normave të larta të interesit, inflacionit dhe kurseve të këmbimit të huaj
Kryemuftiu Tërnava për vizitë urimi tek Reisi Shaqir Fetai
Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi ushtrinë egjiptiane që të përgatitej për ndërhyrjen kundër Turqisë


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkarkoi të shtunën drejtorin e Bankës Qendrore të Turqisë Murat Uysal për inflacionin e lartë dhe vlerat rekord të ulëta të lirës.

Ish-ministri i Financave Naci Agbal do të zëvendësojë Uysal, sipas një dekreti presidencial të botuar në Gazetën Zyrtare, raporton AP.

Vendimi u mor pasi lira ka humbur pothuajse një të tretën e vlerës së saj që nga fillimi i vitit – të premten ajo arriti një rekord 8.58 ndaj dollarit amerikan dhe inflacioni vjetor ishte 11.89 përqind.

Uysal u emërua president i Bankës Qendrore në korrik 2019, pasi paraardhësi i tij nuk arriti të ulte normat e interesit për të rritur ekonominë.

Erdogan bëri thirrje për norma më të ulëta interesi, duke hedhur poshtë teorinë e vendosur ekonomike se normat e larta mund të frenojnë inflacionin.

Ai beson se ndërsa normat e interesit bien, inflacioni bie.

Të huajt dhe “trekëndëshi i djallit”

Fundjavën e kaluar, ai përshkroi normat e interesit, kursin e këmbimit dhe inflacionin si një “trekëndësh të djallit”.

Erdogan dhe ministri i financave i Turqisë, dhëndri i tij Berat Albayrak, shpesh kanë fajësuar fuqitë e huaja për problemet ekonomike të Turqisë.

Agbal u emërua nga pozicioni i tij i mëparshëm si shef i drejtorisë presidenciale për strategji dhe buxhet.

Ai ishte ministër i Financave nga 2015 në 2018.

Roli i tij i ri vjen ndërsa Turqia ka frikë nga përkeqësimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara nëse kandidati demokrat Joe Biden fiton garën presidenciale. /tesheshi.com/

COMMENTS