Diyaneti i Turqisë dënon fuqimisht ripublikimin e karikaturave fyese nga Charlie Hebdo

HomeUncategorized

Diyaneti i Turqisë dënon fuqimisht ripublikimin e karikaturave fyese nga Charlie Hebdo

"Fyerja e shenjtorëve tanë duke botuar karikatura fyese është një akt provokues që synon rritjen e zemërimit dhe urrejtjes, por edhe një goditje për p

Sulm vandal mbi hapësirat e Bashkësisë Islame në Pljevlja të Malit të Zi
Shkolla e parë në Shqipëri për vajza dhe djem u ndërtua nga Iljaz bej Mirahori 500 vjet më parë
Xhamia në Prishtinë

“Fyerja e shenjtorëve tanë duke botuar karikatura fyese është një akt provokues që synon rritjen e zemërimit dhe urrejtjes, por edhe një goditje për paqen shoqërore”, tha Erbaş

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş ka dënuar fuqimisht vendimin për ripublikimin e karikaturave fyese nga revista franceze satirike Charlie Hebdo ndaj profetit Muhamed, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erbaş në llogarinë e tij në Twitter tha se vendimi i Charlie Hebdo është tregues se përsëri ka dalë në pah qasja e tepruar dhe armiqësore.

“Fyerja e shenjtorëve tanë duke botuar karikatura fyese është një akt provokues që synon rritjen e zemërimit dhe urrejtjes, por edhe një goditje për paqen shoqërore. Ky vendim nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë me lirinë e shtypit dhe e shprehjes. E dënoj fuqishëm dhe e mallkoj këtë qëndrim agresiv i cili tregohet me një mendje të neveritshme”, tha Erbaş.

COMMENTS