“Dhe bota mbytet në zullume, përherë e më shumë..!”

HomeHistori Islame

“Dhe bota mbytet në zullume, përherë e më shumë..!”

"Dhe bota mbytet në zullume, përherë e më shumë..!" Dr. Mustafa Mahmud (1921 - 2009), është një personalitet i çuditshëm i historisë së mendimit is

Hoxhë Hasan Tahsini, astronomi i parë shqiptar!
Kush ishte Shejh Hasen El Habeneke’h el Mejdanij ?
Mbreti Idris I: Mbreti i parë dhe i fundit i harruar i Libisë

“Dhe bota mbytet në zullume, përherë e më shumë..!”

Dr. Mustafa Mahmud (1921 – 2009), është një personalitet i çuditshëm i historisë së mendimit islam, për periudhën kur jetoi.

Rrugëtimet e tij të shumta në jetë, e bëjnë përherë e më tërheqës leximin e botës së mendimit të tij, vizionet dhe analizat, pritshmëritë dhe shenjat e optimizmit në rreshtat e librave të tij.

Kur isha student, shumë prej librave të tij, (edhe me dialektin e bukur egjiptian), më kanë shoqëruar në rrugëtimet formuese…

“Dialog me mikun ateist”, “Rrëfime dashnorësh”, “Shpirti dhe trupi”, “Enigma e vdekjes”, “Muhammedi – paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të” etj, të mbushura me shënimet e mia anësore, më ftojnë edhe sot t’i rikthehem në lexime. Nëpërmjet tyre, më bëhet sikur shoh veten, diku pranë një dritareje, me dritë hëne a një abazhur të ndezur, shoqëruar nga heshtja e natës dhe lëvizja e gishtërinjve me laps mbi faqet e këtyre librave…

Dr. Mustafa Mahmud jeton ende nëpërmjet ligjëratave që transmetohen në kanale të ndryshme satelitore në gjuhën arabe, me përkthim të titruar, frëngjisht a edhe anglisht. Pavarësisht cilësisë jo optimale të regjistrimeve, ai vazhdon të flasë e të përhapë dritë, si një yll brenda orbitës së tij… Nuk dihet me saktësi rrezja e dritës që përhap, as se kush udhëzohet pas saj, por një gjë është e sigurtë: Dr. Mustafa Mahmud mbetet një personalitet ngacmues, tamam si drita e yjeve, që shpojnë errësirat e netëve të gjata, me prezencën e tyre vezulluese nga lartësitë e qiellit…

Sot, lexova një citat, shkëputur nga njëri prej librave të tij. Kam dëshirë ta ndaj me ju. E gjej me vlerë për secilin prej nesh. Ju ftoj ta lexojmë së bashku e, njëkohësisht ta falënderoj ë Krijuesin e gjithësisë, që nuk e lë botën tonë të boshatisur nga prania e ngacmuesve të ndjenjave të besimit dhe rimëkëmbjes së tij në jetë.

“Ajo që ndodh sot, është se të gjithë i ngrejnë duart në lutje kundër padrejtësive. Por, të gjithë janë zullumqarë tiranë; secili në rrethin e tij! Kështu, duaja nuk përgjigjet.., dhe bota mbytet në zullume, përherë e më shumë..!”

Ia vlen të lexohet ky paragraf, jo detyrimisht si një klithje pesimiste nga një mendje e ndritur, që rrezaton optimizëm ndryshimesh të mëdha…

Mulla Muhamed B. Efendi Sytari

COMMENTS