ÇLIRUESI SHPIRTËROR I KONSTANDINOPOJËS – HOXHË AK SHEMSUDIN

HomeHistori Islame

ÇLIRUESI SHPIRTËROR I KONSTANDINOPOJËS – HOXHË AK SHEMSUDIN

Hoxha Ak Shesmudin është Muhamed bin Hamza Dimeshkij Rrumiju. Ka udhëtuar me prindin e tij në Rum. Mësoi artet shkencore dhe u bë një prej simboleve t

10 sahabët të përgëzuar me Xhennet!
Harta më e vjetër e njohur që tregon Evropën, Azinë, dhe Afrikën Veriore ishte nga muslimanët
A e tradhtuan arabët Perandorinë Osmane? Pjesa 3

Hoxha Ak Shesmudin është Muhamed bin Hamza Dimeshkij Rrumiju. Ka udhëtuar me prindin e tij në Rum. Mësoi artet shkencore dhe u bë një prej simboleve të civilizimit islam gjatë kohës së osmanëve.

Ishte mësuesi dhe edukatori i Mehmet Fatihut. Origjina e tij lidhet me halifin e udhëzuar Ebu Bekër Sidik r.a. . Lindja e tij ishte në Damask në vitin 792 h. / 1389 g.. E mësoi përmendsh Kuranin Fisnik në moshën shtatë vjeçare. Mësoi në Amasija, pastaj në Halep pastaj në Ankara dhe vdiq në vitin 1459 g..

Hoxha Ak Shemsudin ia mësoi princit Mehmet Fatihut shkencat dhe njohuritë themelore në atë kohë, të cilat ishin: Kurani Fisnik, Suneti i Pejgamberit, Fikhu, Shkencat Islame dhe gjuhët (arabishten, persishten, turqishten). Gjithashtu edhe në aspektin e njohurive shkencore si Matematika, Astronomia, Historia dhe Artet Luftarake.

Hoxha Ak Shemsudin ishte në mesin e dijetarëve që kujdeseshib për sulltanin Mehmet Fatihun kur ai mori udhëheqjen e principatës Magnezia për t’u stërvitur në udhëheqjen e provinces dhe në bazat e sundimit.

Hoxha Ak Shemsudin arriti ta bind princin e vogël se ai është i synuari në hadithin e Pejgamberit a.s.:

“Do të çlirohet Konstandinopoja në dorën e një njeriu. Sa i mirë është ai udhëheqës dhe sa e mirë është ajo ushtri.” (Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij 4/335.)

Pasi që princi Mehmet u bë sulltan në Perandorinë Osmane dhe ishte djalosh në moshë të re, hoxha i tij e udhëzoi që të lëvizë menjëherë me ushtrinë e tij për të realizuar hadithin e Pejgamberit. Për këtë osmanët rrethuan Konstandinopojën në anën tokësore dhe detare. Lufta e rreptë u zhvillua 54 ditë.

Bizantët realizuan përkohësisht një fitore dhe populli bizantin u gëzua me hyrjen e katër anijeve, të cilat i kishte dërguar Papa. Kjo ngriti shpirtin moral të tyre. Atëherë u mblodhën udhëheqësit dhe ministrat osmanë. U takuan me sulltan Mehmet Fatihun, të cilit i thanë:

“Ti nxite që me këtë numër kaq të madh ushtarësh të bëjmë këtë rrethim. Të ndikuar nga fjaltët e hoxhës Ak Shemsudin u vranë shumë ushtarë dhe u shkatërruan shumë pajisje luftarake. Pastaj edhe më keq. Jobesimtarëve brenda kalasë u erdhi ndihmë nga vendet frankofone, kështu që nuk kishte shpresë për çlirim…”.

Sulltani Mehmet Fatihu dërgoi vezirin e tij Velijudin Ahmed Pashën te hoxha Ak Shemsudin në tendën e tij për t’u këshilluar me të. Ai iu përgjigj: “Allahu patjetër do të na begatojë me çlirim (fitore)”.

Sulltani Mehmet Fatihu e dërgoi përsëri vezirin e tij te hoxha duke kërkuar më tepër sqarim. Ai i shkroi këtë letër nxënësit të tij Mehmet Fatihut duke i thënë:

“Allahu është i Plotëfuqishëm Ndihmues… Vërtet ngjarja e këtyre anijeve ka shkaktuar thyerje në zemra e kërcënim, ndërsa te jobesimtarët gëzim e hare. Por çështja është e prerë: Njeriu planifikon, Allahu cakton dhe sundimi i takon Allahut… Ne jemi strehuar tek Allahu dhe lexojmë Kuranin Fisnik. Kjo nuk është tjetër veçse një kotje gjumi, se përndryshe veç ka ndodhur mëshira e Allahut të Lartësuar dhe janë shfaqur shenjat përgëzuese për atë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë”.

Kjo shkresë u dha rehati e qetësi udhëheqësve dhe ushtarëve. Këshilli Osman i Luftës vendosi vendosi menjëherë që lufta për çlirimin e Konstandinopojës të vazhdojë. Pastaj sulltani Mehmet u nis për në tendën e hoxhës Ak Shemsudin, e puthi dorën e tij dhe tha:

“O zotëria im, më mëso një dua, me të cilën do t’i lutem Allahu të më jap sukses.” Hoxha ia mësoi dhe sulltani doli nga tenda e hoxhës së tij që të urdhërojë sulmin e përgjithshëm.

Sulltani dëshironte ta kishte gjatë sulmit pranë vetes hoxhën e tij. E dërgoi dikë për ta thirrur atë. Mirëpo hoxha kishte kërkuar që të mos hyjë askush në tendën e tij. Roja e pengoi të dërguarin e sulltanit të hynte brenda. Sulltani u zemërua dhe shkoi personalisht për ta thirrur atë. Por sipas urdhrit të hoxhës edhe sulltanin e ndaluan rojet. Fatihu mori thikën e tij dhe preu murin e tendës në njërën anë dhe shikoi në brendi. E pa hoxhën e tij duke bërë sexhde për Allahun, sexhde të gjatë. Çallma e tij i kishte rënë nga koka. Flokët e bardha të kokës preknin në tokë. Mjekra e tij e bardhë reflektonte me flokët e tij si një nur (dritë). Pastaj sulltani e vërejti hoxhën e tij duke u ngritur. Lotët ia përshkonin faqet. Ai kërkonte shpëtim nga Zoti dhe e luste që ta zbresë fitoren E luste për ndihmën e afërt.

Sulltani Mehmet Fatihu, pas kësaj u kthye në rezidencën e tij komanduese dhe shikonte muret e rrethuara. Ushtarët osmanë veç kishin krijuar vrima (çarje) në mur dhe vërsuleshin permes tyre drejt Konstandinopojës.

Shevkani përmend në librin e “El-bedru et-tali’u” lidhur me hoxhën Ak Shemsudin dhe thotë se begatia dhe vlera e tij u shqua. Madje ia caktoi sultan Fatihut edhe ditën në të cilën do të bëhej çlirimi i Konstandinopojës në dorën e tij.

Pasi ushtritë osmane u vërsulën fuqishëm dhe me entuziazëm në qytet, hoxha erdhi te sulltani Fatihu për t’ia kujtuar atij ligjin e Allahut në luftë dhe të drejtat e popujve të çliruar sikur që caktohet në Sheriatin Islam.

Sulltan Mehmet Fatihu pasi që i nderoi ushtarët e çlirimit me hedije e dhurata, organizoi një festë që zgjati tre ditë. Sulltani personalisht u shërbente ushtarëve duke e zbatuar hadithin e Pejgamberit a.s.: “Zotëria i popullit është shërbyesi i tyre”. Pastaj u ngrit hoxha, dijetari modest, Ak Shemsudin, mbajti një fjalim dhe tha:

“O ushtarët e Islamit! Dine dhe përkujtojeni Pejgamberin a.s., i cili për ju ka thënë: ““Do të çlirohet Konstandinopoja në dorën e një njeriu. Sa i mirë është ai udhëheqës dhe sa e mirë është ajo ushtri.” E lusim Allahun të na jap suksese dhe të na falë neve. Mos e teproni me shpenzime nga ajo (pasuria dhe plaçka e luftës) që e fituat në luftë. Mos e shpërdoroni, por shpenzoni në hajr dhe në mirësi për banorët e këtij qyteti. Dëgjojeni Sulltanin tuaj, pasoni dhe duajeni atë.” Pastaj u kthye kah Sulltani dhe i tha: “O Sulltani im! Je bërë shembull dhe kënaqësi e Familjes Osmane, ji gjithmonë luftëtar në Rrugën e Allahut.” Pastaj zëshëm ngriti zërin me tekbire duke thënë Allahu Ekber.

Hoxha Ak Shemsudin ishte i pari që e mbajti hutben e Xhumasë në Xhaminë Aja Sofja.

Kështu është ligji i Allahu në krijesat e Tij. Nuk del ndonjë komandant i edukuar, ose ndonjë çlirimtar i shpejtë, e të mos ketë përreth tij dijetarë edukatorë që japin kontribut të madh në mësimin, edukimin dhe udhëzimin e tij. Shembujt në këtë janë të shumtë. Dihet mjaft mirë roli i Abdullah bin Jasinit me Jahja bin Ibrahim në Perandorinë Murabitine, Kadi Fadili me Salahudinin në Perandorinë Ejubite dhe ky Ak Shemsudin me Mehmet Fatihun në Perandorinë Osmane. Allahu i mëshiroftë të gjithë dhe ua pranoftë veprat e tyre, si dhe e ngrittë famën e tyre në mesin e përmisuesve!.

“Ed-Devletu El-Uthmanijetu, avamil En-Nuhudi veS-Sukuti”

Ekskluzivisht për ju: Gazeta Selam

COMMENTS