Burim Berisha vjen me ilahi të re – Fëmijet e mjerë

HomeAktuale

Burim Berisha vjen me ilahi të re – Fëmijet e mjerë

Burim Berisha i njohur për opinionin shqiptarë musliman, por edhe më gjerë me ilahitë e tij, së fundmi ka sjellur edhe një projekt të ri, të titulluar

Bid’ati dhe bid’atofobia
Emrat e huajt tek shqiptarët !
Ushtria pakistaneze qëndron pranë Azerbajxhanit

Burim Berisha i njohur për opinionin shqiptarë musliman, por edhe më gjerë me ilahitë e tij, së fundmi ka sjellur edhe një projekt të ri, të titulluar Fëmijët e mjerë.

Zemra e një fëmije duhet ushqyer me përshpirtshmëri dhe besim tek Allahu qysh në moshë të vogël. Mësimi rreth Zotit në një moshë të re, i ndihmon fëmijët të përballojnë vështirësitë e jetës jo vetëm gjatë periudhës së vegjëlisë, por edhe kur të jenë të rritur. Sa më shumë të jetë i ekspozuar një fëmijë në një shoqëri që praktikon besimin, aq më e lehtë do të jetë për atë fëmijë të kuptojë dhe të pranojë besimin dhe jetën shpirtërore më vonë kur të rritet. Është vënë re se fëmijët që janë rritur në një shoqëri religjioze, janë më të aftë për të formuar relata të qëndrueshme e të shëndetshme me prindërit e tyre (Nursi 2002). Islami na mëson se fëmijët janë dhuratë nga Allahu Mëshirëplotë e Bujar. Ne duhet t’i duam e të përkujdesemi për ta me dhembshurinë e dashamirësinë e duhur me qëllim që të sigurojmë një zhvillim të shëndoshë për ta.

Muhammedi a.s., paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i konsideruar si “Kuran i gjallë” nga gruaja e tij Aishja, është një shembull parësor se si të kuptohet koncepti islam mbi të ushqyerit e botës shpirtërore të fëmijëve. Ashtu si në aspektet e tjera të jetës, Profeti Muhamed shërben këtu si një shembull për mënyrën se si duhen edukuar fëmijët.

Në shumë mësime të tij, Muhammedi a.s. vë theksin mbi rëndësinë e të treguarit mirësi dhe dhembshuri ndaj fëmijëve.

-Ju ftojmë të ndiqni ilahinë e fundit nga Burim Berisha në linkun e mëposhtëm:

COMMENTS