“Ai që mbështet persekutorin bëhet partner i persekutimit”

HomeLajme

“Ai që mbështet persekutorin bëhet partner i persekutimit”

Në deklaratën e Unionit Ndërkombëtar të Juristëve theksohet se populli palestinez vendoset nën presion me sulme të armatosura dhe me përpjekjet që bëh

Izraeli mirëpret vendimin saudit për të etiketuar Vëllazërinë Muslimane si grup terrorist
MESAZHI/ Aliyev, nga xhamia “pa derra”: Lutja ime në Mekë për çlirimin e Karabakut
Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi ushtrinë egjiptiane që të përgatitej për ndërhyrjen kundër Turqisë

Në deklaratën e Unionit Ndërkombëtar të Juristëve theksohet se populli palestinez vendoset nën presion me sulme të armatosura dhe me përpjekjet që bëhen për heshtjen e tij nëpërmjet presionit të burgosjes dhe kërcënimit ndaj intelektualëve

Unioni Ndërkombëtar i Juristëve me qendër në Stamboll ka publikuar një deklaratë lidhur me persekutimet e Izraelit në territoret palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën ku thuhet se vendi i popullit të Palestinës është pushtuar hap pas hapi që nga viti 1946, vihet në dukje se rezolutat e ligjit ndërkombëtar dhe të Kombeve të Bashkuara janë injoruar dhe se është për të ardhur keq që kjo shkelje e ligjit nuk është përballur me asnjë sanksion.

“Duke mos u mjaftuar me okupimin, Izraeli ka shkelur dhe vazhdon të shkelë edhe shumë të drejta të popullit palestinez kryesisht atë të jetës. Populli i Palestinës trajtohet si i burgosur nga Izraeli dhe privohet nga e drejta për të jetuar të lirë në vendin e tyre”, thekson deklarata.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se si pasojë e okupimit një pjesë e rëndësishme e popullit palestinez ka mbetur i detyruar të strehohet në vendet të tjera si dhe të jetojë nëpër kampe në këto vende. Ndërkohë theksohet që një pjesë e popullit palestinez trajtohen nga Izraeli si të burgosur në kampet e përqendrimit në vendet e tyre.

Shumë herë Izraeli ka sulmuar me armë të rënda, me avionë luftarakë dhe raketa popullin e pafajshëm civil të Palestinës bëhet e ditur në deklaratën në të cilën tërhiqet vëmendja se “Në këto sulme kanë humbur jetën shumë gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm. Vrasja e civilëve dhe të pafajshmëve është një akt terrorist. Aktet terroriste mund të kryhen nga; personat, organizatat ose shtetet. Aktet terroriste që kryhen nga shteti ose shtetet janë shumë më shkatërrues dhe më të rrezikshëm se të tjerët”.

Deklarata e Unionit Ndërkombëtar të Juristëve vë në dukje se populli palestinez vendoset nën presion në njërën anë me sulme të armatosura dhe në anën tjetër me përpjekjet që bëhen për heshtjen e tij nëpërmjet presionit të burgosjes dhe kërcënimit ndaj njerëzve intelektualë dhe të mendimit.

“Raid Salah, një ndër udhëheqësit e popullit palestinez që është një nga njerëzit intelektualë dhe të mendimit është detyruar që një pjesë të jetës së tij ta kalojë nëpër burgje për shkak se ai ka shprehur mendimet e tij. Raid Salah, është vetëm një shembull, sepse ka me qindra intelektualë palestinezë të cilët vazhdojnë jetën e tyre nëpër burgjet izraelite dhe nën presion dhe kërcënim. Në këtë mënyrë shumë njerëz përballen me burgosje vetëm për shkak se kanë shprehur mendimet e tyre”, vlerësohet ndër të tjera në deklaratë.

Më tej pasi tërhiqet vëmendja se në shekullin 21 në Palestinë po përjetohet një dramë njerëzore dhe se ligji i cili është i detyrueshëm për personat dhe institucionet është i detyrueshëm edhe për shtetet, në deklaratë thuhet se “Ai që mbështet persekutorin bëhet partner i persekutimit. Nga kjo pikëpamje u bëjmë thirrje të gjithë shteteve që respektojnë ligjin, kryesisht vendeve islame, të gjitha institucioneve të shoqërisë civile dhe të gjithë njerëzve që të mbrojnë ligjin e njerëzve që përballen me persekutim”.

COMMENTS