A lejohet leximi i Kur`anit për të vdekurit ?

HomeHoxhë Hazir Selmani

A lejohet leximi i Kur`anit për të vdekurit ?

Pyetje: Shejh Nidal bin Ibrahim Aleh Rashi, ju ruajttë Allahu! Do të dëshiroja të na nderoni me përmendje të ca argumenteve që lejojnë leximin e Kura

Kushtet e Sulltan Sulejmanit për të qenë imam
Nijeti dhe qëndrimi në namaz sipas medh’hebit hanefi
Forma e namazit të Pejgamberit sipas Shkollës Hanefite

Pyetje:
Shejh Nidal bin Ibrahim Aleh Rashi, ju ruajttë Allahu! Do të dëshiroja të na nderoni me përmendje të ca argumenteve që lejojnë leximin e Kuranit për të vdekurit!?

Përgjigja:
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: Lexojuni të vdekurve tuaj Jasinin! Këtë hadith e transmetojnë autorët e “Sunenëve”; për vlerësimin e tij Ebu Davudi ka heshtur, ndërsa Mundhiriu e ka konsideruar hasen. Pastaj i vdekur në kuptimin e drejtë të fjalës është ai që i ka dalë shpirti.

Transmeton Bejhekiu me sened hasen se Ibën Omeri ka lënë amanet që kur të varroset, sipër varrit të tij dhe pas varrimit të lexohet fillimi dhe fundit i suras Bekara.

Safvan Seksekiu ka thënë: Hoxhallarët thonin që nëse Jasini lexohet tek i vdekuri, kjo gjë i shkakton lehtësi.

Nga Sha’biu transmetohet se ka thënë: Ensarët kur tuboheshin tek i vdekuri, ata e lexonin suran Bekara.

Shafiu dhe përkrahësit e tij kanë deklaruar: Vepër e pëlqyer (mustehab) është që tek i vdekuri të lexohet diç nga Kurani. E nëse e bëjnë hatme tërë Kuranin, kjo është fare mirë. Kështu është theksuar në “el-Mexhmuë”.

Shejh Nidal Aleh Rashi
Përktheu:Hoxhë Hazir D. Selmani

COMMENTS