A e tradhtuan arabët Perandorinë Osmane? Pjesa 3

HomeHistori Islame

A e tradhtuan arabët Perandorinë Osmane? Pjesa 3

A e tradhtuan arabët Perandorinë Osmane? Pjesa 3 Pas dy pjesëve të para të tekstit arabët a e tradhtuan Perandorinë Osmane ne vijmë në pjesën e fun

Njihu me një dijetar, Muhadith (Hafidh) që e kundërshtoi Sulltan Abdul Hamid-in
Kush ishin “Piratët e Mesdheut” ose më saktë “Vëllezërit Barbarossa” ?
Shejh Selim Mesuti, Shqiptar

A e tradhtuan arabët Perandorinë Osmane? Pjesa 3

Pas dy pjesëve të para të tekstit arabët a e tradhtuan Perandorinë Osmane ne vijmë në pjesën e fundit. Ne kemi shkruar tashmë për grupin Turqit e Rinj “Komiteti për Bashkim dhe Përparim”, dhe do të vazhdojmë edhe sot.

Pas marrjes së pushtetit, këto grupe bëjnë ndoshta gabimin e tyre më të madh. Sherif Huseini, të cilin Sulltan Abdulhamid Hani e mbajti si mysafir në Stamboll për njëzet vjet, me qëllim parandalimin e anglezëve nga kontakti me të, u emërua guvernator i Mekës nga ky grup.

Është viti 1916, komandanti i ushtrisë së katërt, Xhemal Pasha, urdhëron Fahrettin Pashën të zhvendoset nga Mosuli me një ushtri prej 15,000 personash në Medine. Sherif Huseini atëherë revoltoi kundër Perandorisë Osmane dhe ra në grackë angleze, saktësisht siç e kishte parashikuar Sulltan Abdulhamidi.

Në ditarin e tij në atë kohë, Sherif Huseini shkruajti: “Nëse Turqit e Rinj nuk do ta kishin hequr nga froni Sulltan Abdulhamidin, unë nuk do të rebelohesha. Unë u rebelova kundër padrejtësisë së Turqve të Rinj”.

Duhet të ndalemi këtu, çfarë saktësisht nënkuptonte Sherif Huseini me “padrejtësinë e Turqve të Rinj”? Turqit e Rinj nuk i pëlqenin arabët, ata ishin nacionalistët turq që ndoqën idenë e “unitetit turk”.

Perandoria Osmane si kalifat dhe shtet i përbashkët i të gjithë muslimanëve që nga Javuz Sulltan Selimi që morri Egjiptin, udhëhiqej nga një rregull i rëndësishëm: Në rajonet arabe të perandorisë ku fiset nuk dinin turqisht (osmanisht), Perandoria Osmane dërgonte zyrtarë të shtetit arabisht-folës.

Turqit e Rinj e ndryshuan këtë, ata udhëhiqeshin nga fakti që të gjithë që jetojnë në territoret turke (osmane) duhet ta dinë gjuhën turke, dhe ata dërguan njerëz që nuk dinin gjuhën arabe në fshatrat arabe. Kështu, ata morën vendimin që të pranonin vetëm dokumente në gjuhën turke në territorin e Perandorisë Osmane. Këto vendime shkaktuan pakënaqësi dhe zemërim të madh midis popullit arab.

Fahrettin Pasha me ushtrinë

Viti është 1916. Fahrettin Pasha mbërrin në Medine dhe e vë nën kontroll rebelimin e iniciuar nga Sherif Huseini. Arabët që ishin besnikë të kalifatit nuk e mbështetën Sherif Huseinin dhe ai duhej të ikte në shkretëtirë ku, me ndihmën e banditëve të shkretëtirës, ​​ai formoi çeta të vogla për të sulmuar.

Pasi e kuptuan se nuk do të mund të merrnin Medinën nga Fahrettin Pasha, Sherif Huseini, së bashku me grupin e tij, me mbështetjen e anglezëve, shpërtheu hekurudhën e Hixhazit, e cila sillte ndihmë në Medine. Fisi më i madh arab në Gadishullin Arabik, Shamar, mbeti besnik i shtetit osman edhe në këtë rast.

Për dy vjet, Fahrettin Pasha arriti të mbrojë Medinën dhe të parandalojë rebelimin e Sherif Huseinit.

Më 1917, vendi Palestinez ra në duart e Anglisë dhe Mustafa Kemal Pasha u tërhoq në Siri. Kishte rreth 20,000 ushtarë arabë në ushtri, të komanduar nga Kemal Pashë Ataturku.

Një grup i turqve të rinj për Bashkimin dhe Përparimin e humbën Luftën e Parë Botërore në 1918, dhe më pas u nënshkrua një traktat paqeje në ishullin Moudros.

Sipas këtij traktati Fahrettin Pasha dhe ushtria e tij prej 15,000 burrash do të shkonin në bazën më të afërt ushtarake angleze dhe do t’i dorëzoheshin anglezëve, qeveria e Stambollit ia dërgoi këtë urdhër Fahrettin Pashës.

Por Fahrettin Pasha nuk pranoi urdhrin dhe nuk donte të dorëzohej, anglezët atëherë filluan të bombardonin Medinën. Ata kërcënuan Fahrettin Pashën dhe arabët me të, se ata do të bombardonin varrin e Pejgamberit s.a.v.s nëse Medineja nuk do t’i dorëzohej Sherif Huseinit.

Edhe në atë kohë, Fahretin Pasha nuk e uli kokën dhe tha “O i Dërguari i Zotit, nuk mund të të lë”, por më vonë ai përjetoi tradhti në radhët e ushtarëve të tij dhe nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të dorëzohej.

Fahrettin Pasha në Medinë

Në vitin 1920, Sherif Huseini kishte katër djem, të cilëve anglezët u kishin premtuar katër shtete. Një baba, katër djem dhe pesë shtete.

Në Siri, Faisali, djali i Sherif Huseinit, u emërua mbret, por populli sirian u rebelua sepse nuk donin të ndaheshin nga Turqia.

Një tren osman i shkatërruar nga Sherif Huseini dhe anglezët

Le të shohim thënien e Mustafa Kemal Pashës në parlamentin e atëhershëm turk: ​​”Mbreti Faisal mu drejtua dhe më tha: ‘Ne nuk duam të jetojmë nën sundimin francez, na mbështetni neve për të dëbuar francezët, ne duam të qëndrojmë brenda Kalifatit me Turqinë.”

Ataturku nuk tregoi shumë interes për Sirinë në atë kohë, ai tha se njerëzit e detyruan Faisalin të vepronte kështu. Më vonë në përgjigjen e tij, ai i tha Faisalit dhe popullit të Sirisë: “Ne po luftojmë për mbijetesë këtu, dhe ju po luftoni për veten tuaj. Pas luftës, ne mund të mendojmë për bashkësinë tonë.”

Kjo ishte një përgjigje politike e Kemal Pashës, por është e qartë se arabët donin të qëndronin brenda Kalifatit të udhëhequr nga Turqia.

Le ta shohim situatën në Irak në atë kohë, pas tërheqjes së ushtrisë turke nga Iraku, flamuri osman nuk ndaloi së qëndruari në Irak.

Sadun Pasha, prijësi i një fisi arab nën flamurin Osman, sulmoi një bazë ushtarake britanike në Irak, por pas sulmit të pasuksesshëm ai iku në Turqi së bashku me fisin e tij. Ai më vonë iu bashkua luftës turke kundër Greqisë me njerëzit e tij.

Pas kthimit në Gadishullin Arabik, në 1926, britanikët u dorëzuan sasi të mëdha armë Sauditëve Vehabi përmes Basrës dhe së bashku ata goditën me thikë pas shpine Sherif Huseinin.

Sherif Huseini, i cili tradhtoi Kalifatin dhe Perandorinë Osmane, tani po përjeton një fat të ngjashëm, Sauditët po sulmojnë Mekën dhe Medinën dhe po i okupojnë. Kështu, në vitin 1932 u krijua Arabia Saudite, mbi gjakun e derdhur të muslimanëve të pafajshëm.

Profesori turk Ahmet Shimshirgil komentoi këto ngjarje me fjalët, “Arabët nuk na tradhtuan dhe vetë Arabët përjetuan tradhëti mes vete. Turqit nuk tradhtuan dhe pati tradhti midis turqve”.

Kushdo mund të jetë tradhtar, tradhtia është çështje personale e një personi. Kështu, ne nuk mund të themi se Arabët si popull e tradhtuan Perandorinë Osmane, sepse ishin ata që ndihmuan më shumë dhe luftuan që Kalifati të mbijetojë. Gjithësesi kishte edhe fise si Sauditët Vehabi që i tradhëtuan Muslimanët dhe Kalifatin. Me këtë pjesë e përfundojmë edhe tekstin “A e tradhtuan arabët Perandorinë Osmane?”.

COMMENTS