Tmerri në Serbi – Si po i vret shteti me koronavirus banorët e Sanxhakut

HomeLajmeBota Islame

Tmerri në Serbi – Si po i vret shteti me koronavirus banorët e Sanxhakut

Qytetarë me maska mbrojtëse të shtrirë rrugëve të qytetit e nëpër oborr të spitalit dhe dyqane të mbushura me njoftime për vdekje masive tregojnë më s

Indonezia dhe Malajzia e duan Erdoğanin si Halif
Egjipt, vazhdojnë portestat kundër regjimit të Sisit
Letër lamtumirëse xhematit tim në Glarus të Zvicrës

Qytetarë me maska mbrojtëse të shtrirë rrugëve të qytetit e nëpër oborr të spitalit dhe dyqane të mbushura me njoftime për vdekje masive tregojnë më së miri për gjendjen dhe tmerrin me të cilin po përballen qytetarët e Sanxhakut në Serbi.

Gjendja që po mbretëron në këtë pjesë, saktësisht në qytetin e Novi Pazarit, veç telasheve që po përballen banorët që shumica dërrmuese i takojnë komunitetit boshnjak e përkatësisë fetare myslimane, tregon edhe dy gjëra tjera, shkruan gazeta Infokus

Virusi “SARS-CoV-2” i njohur ndryshe si COVID-19 është i vërtetë dhe shumë i rrezikshëm dhe se këta qytetarë janë braktisur tërësisht nga shteti serb

Madje, jo veç të braktisur, këtyre po ju ndalohen edhe ndihmat që po nisen nga shtetet tjera për të hyrë në këtë pjesë, ku po ndodhë tmerri që veç qytetarët e kësaj ane dinë ta tregojnë.

Gazeta Infokus ka realizuar një hulumtim në lidhje me atë se çfarë po ndodhë në këtë anë dhe kësisoj ka biseduar me më shumë se 40 persona që banojnë në këtë qytet.

Jo veç nga rrëfimet e tyre, por edhe dëshmitë me fotografi e video, Gazeta Infokus, ka mësuar se këta qytetarë po lihen të vdesin pa asnjë ndihmë, madje edhe të bllokuar nga shteti serb.

COMMENTS