Shejh Selim Mesuti, Shqiptar

HomeHistori Islame

Shejh Selim Mesuti, Shqiptar

Shejh Selim Mesuti, Shqiptar 1832-1906 Shejh el-Mutevekilin, Fakih, Velij, Zahid. Selim b. Halil, i njohur si Mesuti, Hanefi dhe me origjinë Shqi

A e tradhtuan arabët Perandorinë Osmane? Pjesa 2
Mbreti Idris I: Mbreti i parë dhe i fundit i harruar i Libisë
“Dhe bota mbytet në zullume, përherë e më shumë..!”

Shejh Selim Mesuti, Shqiptar
1832-1906
Shejh el-Mutevekilin, Fakih, Velij, Zahid.

Selim b. Halil, i njohur si Mesuti, Hanefi dhe me origjinë Shqiptare, lindi në Damask në lagjen el-Ukajba.
Mësimet e para i filloi nga gjyshi i tij, Shejh Muhamed Said Burhani, gjithashtu nga Shejh Bekri el-Attar. Mësoi fikhun nga Shejh Ahmed el Halebij, Tefsirin nga Shejh Selim el-Attar, Hadithin (me Rivajet dhe Dirajet) nga Shejh Muhadith i Damaskut Ebu Muslim el-Kezberij, Tasavufin nga Shejh Muhji ed Din el- Anij.

Karriera e tij shkencore: Mësimdhënia e Shejh Mesutit në Xhaminë el-Tavbah për një kohë të gjatë, përfituan njerëzit nga aktiviteti i tij. Ai ishte i interesuar për librat e haditheve si el-Buhari ku dhe i mësoi ato, por edhe e lexoi tërë fikhun Hanefi.
Nga nxënësit e tij më të njohur është Shejh Ebu el-Hajr el-Mejdanij.
Ishte i këndshëm, i vlerësuar tek dijetarët, i dashur, i famshëm për reformën midis njerëzve mbi të gjitha mirësia e tij ishte para diturisë .
Aktiviteti i tij i palodhur për të mësuar njerëzit, ibadet(adhurim) i vazhdueshëm ndaj All-llahut xh.sh, por edhe tepër i mbështetur(Tevekul) në All-llahun xh.sh, e bëri që të mos jetë i njohur për masën e gjërë të njerëzve, poashtu edhe në veprat shkencore.
Ndër kerametet (nderime nga All-llahu xh.sh) të shumta që posedonte, ai ishte i bindur në atë që e thonte dhe e vepronte. Prej tyre, vepra e mirë shpërblehet me dhjetë të mira, kjo e bëri që edhe xhyben e tij t’ia dhuronte ndokujt. Ai e jepte sadakanë para se ta kërkon nevojtari, mbi këtë edhe të falte borxhin, ngase falja është më e madhe sesa vet sadakaja.

Ai, Zoti i Madhëruar e mëshiroftë, vdiq të Mërkurën të vitit 1906, dhe u varros në varrezat e el-Dahdah të Damaskut.

Hoxhë Shefket Baftjari

COMMENTS